Projekti "Monitorimi i Korrupsionit" ka për qëllim mbështetjen publike ndaj aktiviteteve kundër korrupsion të Parlamentit, Qeverisë, Gjyqësorit si dhe forcimin e marrëdhënieve mes këtyre institucioneve në luftimin e kësaj dukurie. Më shumë mbi Projektin →
Raportet | Tryezat | Lajme | MONIKORR në media |
Qeveria e Kosovës gjatë dy muajve (shtator-tetor) ka miratuar gjithsej 61 (gjashtëdhjetë e një) vendime, nga të cilat 25 janë në muajin shtator, 36 në muajin tetor.
Prishtinë, 24 Qershor 2011-Lëvizja FOL ka mbajtur sot debatin e radhës të Forumit "FOL Hapur", ku është diskutuar për zbatimin e Ligjit për Gjykatat dhe luftën kundër korrupsionit. Të ftuar për të diskutuar mbi këtë temë ishin Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Enver Peci dhe Drejtori për Parandalim të Korrupsionit në Agjencinë Kundër Korrupsion, Jetullah Aliu. Përveç kësaj, gjatë këtij debati është publikuar edhe Raporti pesë-mujor i aktiviteteve institucionale në luftë kundër korrupsionit (Janar-Maj 2011). Vazhdo të lexosh →
FOL: Për dy muaj, qeveria asnjë vendim rreth korrupsionit
zeri.info • Gjatë dy muajve të fundit, marsit e prillit, qeveria e Kosovës, nuk ka miratuar asnjë vendim rreth luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar apo ekonomisë jo-formale. Këtë vlerësim e ka bërë organizata FOL, e cila ka monitoruar punën e Institucioneve gjatë kësaj periudhe.
FOL thotë se edhe Kuvendi i Kosovës nuk ka vendosur diçka rreth luftës kundër korrupsionit.
Nga shtatë seanca të mbajtura në periudhën kur e kanë kryer monitorimin FOL, në asnjë rast nuk është diskutuar për nivelin e lartë të korrupsionit në institucionet publike të vendit.
Organizata FOL ka monitoruar edhe punën e Doganave, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Këtë të fundit e ka kritikuar se “nuk është treguar produktivë në zgjidhjen e lëndëve anti-korrupsion”.
Lëvizja FOL ka filluar punën për zbatimin e projektit, "Monitorimi i Korrupsionit" të mbështetur nga USAID-i përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile ne Kosovë në partneritet me Institute for Sustainable Communities (ISC). Ky projekt ka filluar nga Janari i vitit 2010 dhe do të zgjasë deri në fund të muajit Qershor, 2011.
Qëllimi i këtij projekti është mbështetja publike ndaj aktiviteteve kundër korrupsion të Parlamentit, Qeverisë, Gjyqësorit si dhe monitorimi e forcimi i marrëdhënieve mes këtyre institucioneve në luftimin e kësaj dukurie.
Në baze të këtij projekti Lëvizja Fol do të monitorojë mbledhjet e Kuvendit, Komisioneve dhe agjencive përkatëse që kanë të bëjnë me aktivitetet anti-korrupsion. Përmbledhja e këtyre aktiviteteve do të përfshihet në raportin mujor të publikuar nga Lëvizja FOL. Projekti përfshin po ashtu organizimin e konferencave për media, tryezave të rrumbullakëta dhe emisioneve televizive.
• Kuvendi i Republikës së Kosovës
• Qeveria e Republikës së Kosovës
• Prokuroria e Republikës së Kosovës
• Policia e Kosovës
• Këshilli Gjyqësor Kosovës
• Doganat e Kosovës
• Agjencioni Kosovar Kundër Korrupsionit
• EULEX