Projekt nga Levizja FOL.



BallinaRaporto Rastet e Korrupsionit

Raporto rast korrupsioni

Te gjitha rastet e raportuara mbesin konfidenciale.


Email-i Juaj:


Rasti i korrupsionit (titull përshkrues):


Raportimi:






Shkruajeni fjalen nga foto lart: (per arsye konfirmimi)



0

FOL: Për dy muaj, qeveria asnjë vendim rreth korrupsionit

zeri.info • Gjatë dy muajve të fundit, marsit e prillit, qeveria e Kosovës, nuk ka miratuar asnjë vendim rreth luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar apo ekonomisë jo-formale. Këtë vlerësim e ka bërë organizata FOL, e cila ka monitoruar punën e Institucioneve gjatë kësaj periudhe.
FOL thotë se edhe Kuvendi i Kosovës nuk ka vendosur diçka rreth luftës kundër korrupsionit.
Nga shtatë seanca të mbajtura në periudhën kur e kanë kryer monitorimin FOL, në asnjë rast nuk është diskutuar për nivelin e lartë të korrupsionit në institucionet publike të vendit.
Organizata FOL ka monitoruar edhe punën e Doganave, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Këtë të fundit e ka kritikuar se “nuk është treguar produktivë në zgjidhjen e lëndëve anti-korrupsion”.


0

Lëvizja FOL ka filluar punën për zbatimin e projektit, "Monitorimi i Korrupsionit" të mbështetur nga USAID-i përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile ne Kosovë në partneritet me Institute for Sustainable Communities (ISC). Ky projekt ka filluar nga Janari i vitit 2010 dhe do të zgjasë deri në fund të muajit Qershor, 2011.

Qëllimi i këtij projekti është mbështetja publike ndaj aktiviteteve kundër korrupsion të Parlamentit, Qeverisë, Gjyqësorit si dhe monitorimi e forcimi i marrëdhënieve mes këtyre institucioneve në luftimin e kësaj dukurie.

Në baze të këtij projekti Lëvizja Fol do të monitorojë mbledhjet e Kuvendit, Komisioneve dhe agjencive përkatëse që kanë të bëjnë me aktivitetet anti-korrupsion. Përmbledhja e këtyre aktiviteteve do të përfshihet në raportin mujor të publikuar nga Lëvizja FOL. Projekti përfshin po ashtu organizimin e konferencave për media, tryezave të rrumbullakëta dhe emisioneve televizive.


0

Kuvendi i Republikës së Kosovës
Qeveria e Republikës së Kosovës
• Prokuroria e Republikës së Kosovës
Policia e Kosovës
Këshilli Gjyqësor Kosovës
Doganat e Kosovës
Agjencioni Kosovar Kundër Korrupsionit
EULEX