Projekt nga Levizja FOL.



BallinaLajme → EULEX-i i vendosur për hetimin e korrupsionit

EULEX-i i vendosur për hetimin e korrupsionit

26 May, 2010 — Zëvendës-shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit, Roy Reeve, i tha BBC-së se procesi i hetimeve për rastet, siç i quajti, të mëdha të korrupsionit do të vazhdojë. Ai paralajmëroi se në javët e ardhshme EULEX-i do ta bëjë të qartë se nuk ka për objektiv vetëm zyrtarët e lartë ose ministrat e Qeverisë së Kosovës.

Reeve tha se hetimi në njërën nga ministritë e Qeverisë së Kosovës është vetëm fillimi i "një beteje të gjatë dhe të vazhdueshme" dhe të përbashkët me institucionet e Kosovës, me qëllim të luftimit të korrupsionit në institucionet e qeverisë ose në ato private.

Duke folur për hetimet që po zhvillohen për krimet e luftës, Reeve tha se misioni i tij nuk ka dëshmi për të ashtuquajturën "Shtëpi e verdhë" në Burrel të Shqipërisë, të cilat do të sugjeronin se mund të ketë ndodhur diçka.

Ai tha se së shpejti do të kërkohet nga vendet fqinje të Kosovës që të ndihmojnë në vazhdimin e hetimeve për krimet e luftës.

Zëvendës-shefi i EULEX-it tha se zgjedhjet lokale serbe, që pritet të zhvillohen nga fundi i kësaj jave në Mitrovicën e veriut, janë të paligjshme dhe nuk do të njihen nga misioni evropian. /BBC/

Telegraf.com



Arkiva

Jeni duke lexuar:
EULEX-i i vendosur për hetimin e korrupsionit

26 May, 2010

Zëvendës-shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit, Roy Reeve, i tha BBC-së se procesi i hetimeve për rastet, siç i quajti, të mëdha të korrupsionit do të vazhdojë. Ai paralajmëroi se në javët e ardhshme EULEX-i do ta bëjë të qartë se nuk ka për objektiv vetëm zyrtarët e lartë ose ministrat e Qeverisë së Kosovës.

Klompenhouwer: Institucionet, fuqishëm ta luftojnë korrupsionin

26 May, 2010

Komandanti i Operacioneve Civile të BE-së, Kees Klompenhouwer, i shoqëruar nga Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

0

FOL: Për dy muaj, qeveria asnjë vendim rreth korrupsionit

zeri.info • Gjatë dy muajve të fundit, marsit e prillit, qeveria e Kosovës, nuk ka miratuar asnjë vendim rreth luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar apo ekonomisë jo-formale. Këtë vlerësim e ka bërë organizata FOL, e cila ka monitoruar punën e Institucioneve gjatë kësaj periudhe.
FOL thotë se edhe Kuvendi i Kosovës nuk ka vendosur diçka rreth luftës kundër korrupsionit.
Nga shtatë seanca të mbajtura në periudhën kur e kanë kryer monitorimin FOL, në asnjë rast nuk është diskutuar për nivelin e lartë të korrupsionit në institucionet publike të vendit.
Organizata FOL ka monitoruar edhe punën e Doganave, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Këtë të fundit e ka kritikuar se “nuk është treguar produktivë në zgjidhjen e lëndëve anti-korrupsion”.


0

Lëvizja FOL ka filluar punën për zbatimin e projektit, "Monitorimi i Korrupsionit" të mbështetur nga USAID-i përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile ne Kosovë në partneritet me Institute for Sustainable Communities (ISC). Ky projekt ka filluar nga Janari i vitit 2010 dhe do të zgjasë deri në fund të muajit Qershor, 2011.

Qëllimi i këtij projekti është mbështetja publike ndaj aktiviteteve kundër korrupsion të Parlamentit, Qeverisë, Gjyqësorit si dhe monitorimi e forcimi i marrëdhënieve mes këtyre institucioneve në luftimin e kësaj dukurie.

Në baze të këtij projekti Lëvizja Fol do të monitorojë mbledhjet e Kuvendit, Komisioneve dhe agjencive përkatëse që kanë të bëjnë me aktivitetet anti-korrupsion. Përmbledhja e këtyre aktiviteteve do të përfshihet në raportin mujor të publikuar nga Lëvizja FOL. Projekti përfshin po ashtu organizimin e konferencave për media, tryezave të rrumbullakëta dhe emisioneve televizive.


0

Kuvendi i Republikës së Kosovës
Qeveria e Republikës së Kosovës
• Prokuroria e Republikës së Kosovës
Policia e Kosovës
Këshilli Gjyqësor Kosovës
Doganat e Kosovës
Agjencioni Kosovar Kundër Korrupsionit
EULEX