Projekti "Monitorimi i Korrupsionit" ka për qëllim mbështetjen publike ndaj aktiviteteve kundër korrupsion të Parlamentit, Qeverisë, Gjyqësorit si dhe forcimin e marrëdhënieve mes këtyre institucioneve në luftimin e kësaj dukurie. Më shumë mbi Projektin →
Raportet | Tryezat | Lajme | MONIKORR në media |
Ballina → Raportet → Monitoruesi i Korrupsionit: Nga 61 vendime të Qeverisë, vetëm 3 në sektorin kundër korrupsion
Qeveria e Kosovës gjatë dy muajve (shtator-tetor) ka miratuar gjithsej 61 (gjashtëdhjetë e një) vendime, nga të cilat 25 janë në muajin shtator, 36 në muajin tetor. Në muajin shtator nga 25 vendime të marra vetëm 1 është i lidhur me sektorin kundër korrupsion, kurse në muajin tetor Qeveria ka nxjerr dy vendime të fushës kundër korrupsion.
Kuvendi i Kosovës gjatë muajve shtator- tetor 2011 ka mbajtur 3 seanca plenare, nga të cilat njëra është mbajtur gjatë muajit shtator dhe dy tjerat në muajin tetor. Nga këto tri seance plenare për këto dy muaj, vetëm në seancën e muajit shtator është diskutuar për çështjen kundër korrupsion, respektivisht gjatë seancës së muajit shtator ku është zgjedhur drejtori I Agjencisë Kundër Korrupsion.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) Bazuar në statistikat e këtij institucioni për muajin gusht-shtator shohim se në kuadër të kategorisë “shpërdorim i detyrës zyrtare” 14 lëndë janë pranuar në punë, asnjë lëndë në ka qenë në shqyrtim dhe vetëm 9 lëndë janë zgjidhur. Në kuadër të kategorisë “marrje e ryshfetit” kemi 2 lëndë të pranuara në punë dhe vetëm 1 lëndë është zgjidhur në fund të periudhës raportuese. Ndërkaq në kuadër të kategorisë “dhënie e ryshfetit” kemi vetëm një lëndë të pranuar në punë dhe 1 lëndë po ashtu të zgjidhur në fund të periudhës raportuese.
Sipas statistikave të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK) rezulton se në muajt shtator-tetor janë dërguar gjithsej 44 lëndë në Prokurori: 16 raste në muajin shtator dhe 28 raste të tjera në muajin tetor. Prej hetimeve të Policisë së Kosovës 13 zyrtarë kanë përfunduar të arrestuar: 4 në muajin shtator dhe 9 në muajin tetor. Ndërkaq vlera e dëmeve të supozuara përllogaritet të jetë 679,285.00 €: 398,170.00 € në muajin shtator dhe 281,115.00 € në muajin tetor.
Doganat e Kosovës gjatë dy muajve kanë shqiptuar gjithsej 11 masa disiplinore. Në kuadër të tyre 2 kanë qenë në muajin shtator dhe nëntë tjerat në muajin tetor. Në kuadër të këtyre masave disiplinore 9 raste janë vërejtje me shkrim, 1 rast ndalim promovimi dhe një vërejtje gojore.
Jeni duke lexuar:
Monitoruesi i Korrupsionit: Nga 61 vendime të Qeverisë, vetëm 3 në sektorin kundër korrupsion
Qeveria e Kosovës gjatë dy muajve (shtator-tetor) ka miratuar gjithsej 61 (gjashtëdhjetë e një) vendime, nga të cilat 25 janë në muajin shtator, 36 në muajin tetor.
Lëvizja FOL ka mbajtur konferencën për shtyp, ku ka prezantuar raportin e saj dy mujor ‘Monitoruesi i Korrupsionit’, për periudhën korrik-gusht 2011. Sipas hulumtuesit të politikave, Armend Mazreku, “institucionet e Kosovës, marrë në tërësinë e tyre, nuk kanë shënuar progres në luftë kundër korrupsionit”. Më tutje, ai pohoi se “pavarësisht ndryshimeve të bëra në kuadër të legjislacionit anti-korrupsion, prapëseprapë ekzistojnë hapësira të mëdha juridike, të cilat do ta pamundësojnë edhe më tutje intensifikimin e aktiviteteve institucionale në luftë kundër korrupsion”.
Qeveria e Kosovës gjatë dy muajve (maj-qershor) ka miratuar gjithsej 85 vendime. Nga këto vendime vetëm dy kanë qenë në luftë kundër korrupsionit. Me vendimin e parë qeveria ka përkrahur kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për kompensimin e shtesave dhe stimulimin financiar për punonjësit e saj. Ndërkaq, me vendimin e dytë qeveria ka miratuar projekt-ligjin (me ndryshime) për prokurim publik
Prishtinë 24 Qershorj 2011-Lëvizja FOL, sot ka publikuar raportin pesë mujor (jenar-maj) mbi aktivitetet institucionale në luftë kundër korrupsionit.
Në bazë të këtij raporti del se Qeveria e Kosovës gjatë pesë muajve (janar-maj) ka miratuar gjithsej 80 vendime. Nga këto vendime vetëm njëri ka qenë në luftë kundër korrupsionit.
Prishtinë 27 Maj 2011-Lëvizja FOL, sot ka publikuar raportin dy mujor (mars dhe prill) mbi aktivitetet institucionale në luftë kundër korrupsionit.
Në bazë të këtij raporti del se Qeveria e Kosovës gjatë këtyre dy muajve ka miratuar gjithsej 50 (pesëdhjetë) vendime.
Qeveria e Kosovës gjatë dy muajve (janar dhe shkurt) ka miratuar gjithsej 3 vendime. Nga këto vendime asnjë nuk ka qenë në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar apo ekonomisë informale;
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur gjithsej 2 seanca plenare: njëra konstituive dhe tjetra e jashtëzakonshme. Derisa në seancën e parë është bërë betimi i deputetëve dhe është zgjedhur kryetari e nënkryetarët e Kuvendit, në seancën e dytë është zgjedhur Presidenti dhe Qeveria e Republikës së Kosovës;
Prishtinë, 23 Shkurt 2011 – Lëvizja FOL, me përkrahje të USAID përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile i implementuar nga ISC – Instituti për Komunitete të Qëndrueshme, ka mbajtur sot tryezën me temën “Korrupsioni: Ndërmjet Luftës dhe Retorikës”, me ç’rast ka publikuar raportin e saj vjetor “Monitoruesi i Korrupsionit 2010”. Pjesëmarrës në këtë Tryezë ishin përfaqësues nga Prokuroria e Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsioni, Policia e Kosovës, Shoqëria Civile si dhe përfaqësues tjerë nga institucionet publike të Kosovës.
Raporti i X Nëntor-Dhjetor 2010
Nga 17 vendime të Qeverisë së Kosovës për muajin nëntor dhe dhjetor asnjë një vendim nuk ka qenë në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjatë kësaj kohe ka ndodhur edhe rrëzimi i qeverisë së Kosovës nga mocioni i mos-besimit;
Në Prokuroritë e Qarkut janë kryer 148 lëndë: 130 në prokurorinë e Prishtinës, 2 në atë të Gjilanit dhe 16 në atë të Prizrenit. Deri me 2009, janë bartur gjithsej 248 lëndë: 231 në Prokurorinë e Prishtinës, 3 të Pejës, 2 të Gjilanit dhe 12 në atë të Mitrovicës. Ndërkaq, në vitin 2010 janë pranuar gjithsej 58 lëndë: 30 në Prokurorinë e Prishtinës, 2 të Pejës, 7 të Gjilanit dhe 19 të Prizrenit. Tani-për-tani janë 158 lëndë në total: 131 prej tyre në Prishtinë, 5 në Pejë, 7 në Gjilan, 3 në Prizren dhe 12 në Mitrovicë. Ndërkaq, nëse i shqyrtojmë statistikat anti-korrupsion në nivel komunal shohim se 93 lëndë kanë qenë të bartura nga vitet e mëparshme, 256 sosh lëndë të pranuara vetëm gjatë vitit 2010, 85 lëndë janë kryer në 2010 dhe 264 janë lëndë në punë;
Prej këtyre lëndëve, në Prokurorinë Speciale 20 lëndë janë pranuar në vitin 2010 dhe ende vazhdojnë të jenë lëndë në punë, duke mos zgjidhur as një lëndë të vetme;
Nga 8 vendime të Qeverisë së Kosovës për muajin tetor asnjë një vendim nuk ka qenë në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky muaj shënjon muajin më të dobët të aktiviteteve qeveritare në luftë kundër korrupsionit.
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur 3 seanca plenare. Gjatë këtyre seancave janë parashtruar gjithsej 25 pyetje parlamentare, 10 prej të cilave kanë qenë për korrupsion. Deputetët më aktivë kanë qenë Driton Tali me 4 pyetje parlamentare, Naim Rrustemi me 3 dhe Riza Smaka me 3.
Lëvizja FOL ka mbajtur sot tryezën me temën :“Korrupsioni: Ndërmjet Luftës dhe Retorikës”, me ç’rast ka publikuar raportin përmbledhës tremujor mbi aktivitetet institucionale në luftë kundër korrupsionit, i cili mbulon muajin korrik, gusht dhe shtator 2010. Pjesëmarrës në këtë Tryezë ishin përfaqësues nga; Prokuroria e Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsioni, Shoqëria Civile si dhe përfaqësues tjerë nga institucionet publike të Kosovës
Prishtinë – 21 shtator 2010 - Lëvizja FOL ka mbajtur sot një Konferencë për Media, në të cilën është prezantuar Raporti i muajit gusht për aktivitetet institucionale në luftë kundër korrupsionit. Zyrtari i Analizimit dhe Monitorimit në Lëvizjen FOL, Armend Mazreku, ka pohuar se: Nga 34 vendime të Qeverisë së Kosovës për muajin gusht as edhe një vendim i vetëm nuk ka qenë në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky muaj shënjon njëkohësisht edhe muajin më të dobët të aktiviteteve qeveritare në luftë kundër korrupsionit; Prokuroria Speciale e Kosovës është duke hetuar 73 raste të korrupsionit, 38 prej të cilave janë të profilit të lartë.
Prishtinë, 17 Gusht 2010: Duke marrë parasysh nivelin e lartë të korrupsionit në institucionet publike, qoftë në nivel qendror, qoftë në atë lokal, Lëvizja FOL, që nga muaji shkurt i këtij viti, është duke realizuar projektin e saj ‘Monitoruesi i Korrupsionit’, i cili është mbështetur nga USAID – Programi për Fuqizimin e Shoqërisë Civile dhe implementuar nga Instituti për Komunitete të Qëndrueshme. Deri më tani kemi publikuar 6 Raporte, përfshirë edhe këtë për muajin Korrik, ku kemi paraqitur të gjitha aktivitetet e ndërmarra nga institucionet e Kosovës karshi korrupsionit.
Lëvizja Fol ka mbajtur konferencë për media, me ç’rast ka publikuar raportin e monitorimit të aktiviteteve institucionale në luftën kundër korrupsionit, gjatë muajit Qershor. Publikimi i këtij raporti u mundësua nga USAID-i përmes Programit për fuqizimin e Shoqërisë Civile i implementuar nga Instituti për Komunitete të Qëndrueshme(Institute for Sustainable Communities).
Qeveria e Kosovës nuk ka shënuar ndonjë aktivitet konkret në luftën kundër korrupsionit. Zotimet e Kryeministrit Hashim Thaçi, dhe vartësve të tij, për ‘zero tolerancë ndaj korrupsionit’ ka shënjuar muajin Maj, madje duke u shndërruar në retorikë. ‘Monitoruesi i Korrupsionit’ e vlerëson përpjekje pozitive vendimin e Qeverisë së Kosovës, që për çdo tender, shuma e të cilit kalon mbi 9 mijë euro, të nënshkruhet nga tre zyrtarë, përfshirë edhe Ministrin.
Gjatë muajit Prill nuk është vërejtur ndonjë lëvizje pozitive në luftë kundër korrupsionit, qoftë nga ana e Qeverisë së Kosovës, qoftë nga Kuvendi Kosovar. Përkundër zotimeve të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë për përmirësimin e gjendjes, është evidentuar përkushtim i vogël për luftimin e aferave korruptive në institucionet publike. Po ashtu, në fund të muajit që lamë pas, prill, ngjau bastisja në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës (MTPT), si dhe në provat private të Ministrit Limaj dhe shefit të Prokurimit, Nexhat Krasniqi, nga ana e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë – EULEX;
Muajin mars e kanë karakterizuar një sërë akuzash për korrupsion nga raportet ndërkombëtare, por edhe nga opozita.1 Raportet ndërkombëtare si ai i Departamentit Amerikan të Shtetit për gjendjen e të drejtave të njeriut e kanë vlerësuar korrupsionin në Kosovë si tejet serioz: “Ligji parasheh ndëshkime rreth korrupsion të zyrtarëve, por Qeveria nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efikase. Zyrtarë të përfshirë në praktika korruptuese kanë kaluar pa u ndëshkuar” – thuhet në raport. Departamenti Amerikan gjithashtu ka theksuar prezencën e korrupsionit në të gjitha segmentet e jetës, ndikimet e Qeverisë si dhe mungesën e rezultateve të forcave të rendit në Kosovë për ta luftuar fenomenin e korrupsionit. Sipas raportit, korrupsioni me theks të veçantë është i pranishëm edhe në gjyqësor.
Muajin mars e kanë karakterizuar një sërë akuzash për korrupsion nga raportet ndërkombëtare, por edhe nga opozita. Raportet ndërkombëtare si ai i Departamentit Amerikan të Shtetit për gjendjen e të drejtave të njeriut e kanë vlerësuar korrupsionin në Kosovë si tejet serioz: "Ligji parasheh ndëshkime rreth korrupsion të zyrtarëve, por Qeveria nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efikase. Zyrtarë të përfshirë në praktika korruptuese kanë kaluar pa u ndëshkuar" – thuhet në raport.
Lëvizja FOL ka filluar punën për zbatimin e projektit, "Monitorimi i Korrupsionit" të mbështetur nga USAID-i përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile ne Kosovë në partneritet me Institute for Sustainable Communities (ISC). Ky projekt ka filluar nga Janari i vitit 2010 dhe do të zgjasë deri në fund të muajit Qershor, 2011.
Qëllimi i këtij projekti është mbështetja publike ndaj aktiviteteve kundër korrupsion të Parlamentit, Qeverisë, Gjyqësorit si dhe monitorimi e forcimi i marrëdhënieve mes këtyre institucioneve në luftimin e kësaj dukurie.
Në baze të këtij projekti Lëvizja Fol do të monitorojë mbledhjet e Kuvendit, Komisioneve dhe agjencive përkatëse që kanë të bëjnë me aktivitetet anti-korrupsion. Përmbledhja e këtyre aktiviteteve do të përfshihet në raportin mujor të publikuar nga Lëvizja FOL. Projekti përfshin po ashtu organizimin e konferencave për media, tryezave të rrumbullakëta dhe emisioneve televizive.
• Kuvendi i Republikës së Kosovës
• Qeveria e Republikës së Kosovës
• Prokuroria e Republikës së Kosovës
• Policia e Kosovës
• Këshilli Gjyqësor Kosovës
• Doganat e Kosovës
• Agjencioni Kosovar Kundër Korrupsionit
• EULEX